Punimet në rrjet, OSHEE kufizime të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës

Shqipëria

Punimet në rrjet, OSHEE kufizime të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton abonentët e rajonit të Tiranës për ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona për shkak të remontit të disa kabinave.

Në njoftimin e saj OSHEE  shpjegon se për shkak të remontit që po kryhet për mirëmbajtjen e kabinave në disa zona në kryeqytet, me qëllim përballimin e ngarkesës së rrjetit elektrik në këto ditë të nxehta, nesër datë 8 korrik, do të punohet në disa kabina në intervale kohore të ndryshme.

Kabina 20 kV që furnizohet nga fideri L4 I nst Qendër, 09:00-14:00. Pa energji zona midis rrugës “Vaso Pasha” pjesërisht, rrugës “Brigada VIII” pjesërisht, përgjatë Bulevardit “Bajram Curri” . Kabina “Kroi i Banës 2, 6 k V që furnizohet nga fideri 18F N/Stacioni Tec, 09:00-12:00. Pa energji rruga e Qelqit pjesërisht në Kombinat.  Kabina Budi 4 20 kV, që furnizohet nga fideri L18, nst Qendër, 12:00-14:00. Pa energji: Rruga “Pjetër Budi” pjesërisht.

Po ashtu në remont do të jetë dhe kabina Feraj 1, që furnizohet me Fiderin 126 n/st Kinostudio, ora 09:00-14:00, pa  energji zona e Tufinës pjesërisht .Kabina Serat 2 6KV që furnizohet me Fiderin 126 nst Kinostudio, ora 09:00-14:00. Pa energji zona e Babrrusë pjesërisht. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat