Vapa rëndon shëndetin mendor. Policia shton kontaktet me familjarët e të sëmurëve

Shqipëria

Vapa rëndon shëndetin mendor. Policia shton kontaktet me familjarët e të sëmurëve

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Nisur nga rastet e viteve të kaluara, ku persona me problem te shëndetit mendor janë përfshirë në ngjarje kriminale, këtë vit, policia e shtetit ka hartuar një plan masash për mbajtjen në kontroll dhe evidentimin e këtij kontigjenti.

Në kryeqytet, por edhe qarqet e tjera të vendit, specialistët e policisë në komunitet janë porositur të mbajnë kontakte me familjarët e tyre për çdo problematikë. Edhe psikiatrët raportojnë për shtim të rasteve me probleme mendore, si pasojë e varfërisë, papunësisë, por sidomos nga i nxehti i kësaj vere.

“Mesatarisht nr i vizitave varion 20-25 në ditë. Personat ankojnë për mpirje të gjymtyrëve të sipërm, lodhje, ndjesi sikur i kalojnë milingonat në trup , dhimbje koke, frymëmarrje e rënduar”, shprehet Arjana Rreli, psikiatre qendra shëndetësore nr 3.

Statistikisht Shqipëria ka të njëjtin nivel sëmundshmërie krahasuar me Europën dhe botën, por ndryshe nga vendet e tjera, tek ne mungojnë shërbimet sekondare.

“Për shembull, një i sëmurë mendorë kur del nga spitali shkon në shtëpinë e tij, ndërkohë që një kontigjent do një qendër ditore apo një shtëpi të mbrojtur si një trampolinë për të kaluar në kujdesin shtëpi, prandaj edhe familjarët janë të lodhur dhe neglizhojnë kujdesin ndaj tyre prandaj ndodhin edhe raste që i kanosin rrezik për jetën”, thotë Arjana Rreli.

Megjithë kompleksitetin e sëmundjes, psikiatrët thonë se problemet mendore kurohen: “Me aktivitet fizik në ajër të pastër, në orët e para të mëngjesit, reduktimi i alkoolit, substancave narkotike , të kafeinës”, shprehet psikiatrja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat