Rroba "firmato" në Shqipëri? Zbulohet mashtrimi, kapet malli fals në Kakavijë

Shqipëria

Rroba "firmato" në Shqipëri? Zbulohet mashtrimi, kapet malli fals në Kakavijë

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 14:53
Ilustrim

Pothuajse një dyqan i tërë me rroba të falsifikuara janë bllokuar në doganën e Kakavijës.

Doganierët grekë sekuestruan mallra të falsifikuara, të cilat do të hynin në Shqipëri për tregun vendas.

Plot 62 mijë të brendshme meshkujsh janë bllokuar si mallra jo origjinale.

Sipas shtypit grek, rrobat false i përkasin firmave të ndryshme, si Adidas, Calvin Klein, Versace dhe Dolce and Gabbana, shrkuan TvKlan.

Autoritetet doganore greke zbuluan se marrësi i porosisë është një person në Shqipëri, i cili do t’i hidhte rrobat në shitje në tregun shqiptar.

Për këtë rast, zyra doganore do të kontaktojë me kompanitë e sipërpërmendura për mallrat e falsifikuara që mbajnë emrat e tyre, për të proceduar me shkatërrimin e tyre ose jo.

Në doganën e Kakavijës janë sekuestruar gjithashtu edhe mallra të tjera të përbëra nga një material i ndaluar, që ka rrezik për shëndetin publik dhe mjedisin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat