Virozat e stinës, çdo ditë mbi 100 fëmijë në spitalin e Fierit

Shqipëria

Virozat e stinës, çdo ditë mbi 100 fëmijë në spitalin e Fierit

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 13:32
Ilustrim

Dhjetëra fëmijë të moshave të ndryshme i janë drejtuar repartit pediatrik në Spitalin e Fierit, për shkak te problemeve shëndetësore, të shtuara së më shumti edhe nga temperaturat e larta të ditëve të fundit.

Sipas mjekes pediatre, Lumturi Mileti çdo ditë paraqiten rreth 100 fëmijë me viroza të ndryshme, një pjesë e të cilëve shtrohen në spital, ndërsa të tjerë pas mjekimit rikthehen në shtëpi.

Në spitalin e Fierit, ndodhet dhe një repart psikosocial për fëmijët, të cilët i nënshtrohen edhe terapive psikike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat