"Pse ma ke përmend emrin ti mua?!" Plas pistoleta në mes të Vlorës!

Shqipëria

"Pse ma ke përmend emrin ti mua?!" Plas pistoleta në mes të Vlorës!

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 23:08
Ilustrim

Një sërë të shtënash me armë këtë mbrëmje të së hënës kanë alarmuar qytetarët ë Vlorës dhe policinë.

Nën terrorin e plumbave është vënë pronari i një dyqani ushqimor në qytetin bregdetar, i cili ka patur një sherr banal me personin që e ka qëlluar të paktën 3 herë me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se personi që ka qëlluar është shtetasi me inicialet L.P.

News24 duke ju referuar burimeve në policinë e qytetit është shprehur se policia dyshon për një krim të mbetur në tentativë dhe të nxitur nga pasioni.

E dashura e L.P  punonte në dyqanin e personit që u qëllua të paktën 3 herë me plumba.

“Pse më ke lakuar emrin ti mua”, mësohet t’i ketë thënë autori pronarit të dyqanit dhe më pas e ka qëlluar. Fatmirësisht asnjë prej plumbave nuk e ka kapur pronarin e dyqanit të ushqimeve.

Dyshimet e para kanë të bëjnë me faktin se autori dyshonte se e dashura e tij kishte një lidhje me pronarin e dyqanit ku ajo punonte. Autori ka qenë i shoqëruar nga një tjetër person që e ka nxjerrë pronarin jashtë dyqanit të tij, ku dhe ka ndodhur tentativa për ta vrarë.

Vlorë

Informacion paraprak i policise

Më datë 06.08.2018, rreth orës 22:00, në lagjen ''Pavarsia 3'',  janë dëgjuar 3  të shtëna me armë zjarri (pistolete), ku nga të shtënat paraprakisht  nuk ka rezultuar të ketë persona të dëmtuar.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë janë identifikuar autorët dhe po punohet  për kapjen e tyre.

Grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat