Rruga e amortizuar e Dardhës, asnjë ndërhyrje në aksin drejt fshatit turistik

Shqipëria

Rruga e amortizuar e Dardhës, asnjë ndërhyrje në aksin drejt fshatit turistik

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 20:07
Rruga e amortizuar e Dardhës

Përveç natyrës, tradita e bën Dardhën një nga pikat turistike më të bukura të Shqipërisë. Fshati turistik i Dardhës ndodhet rreth 20 km nga Korça, por kjo distancë e vogël ofron barriera të mëdha për drejtuesit e mjeteve.

Pas dimrit të ashpër, në rrugë duhej të ishin bërë edhe ndërhyrje për mirëmbajtjen nga firma kontraktore, por pavarësisht se TCH e ka sjellë në vëmendje këtë shqetësim edhe më herët, askush nuk u shqetësua për të përmirësuar situatën.

Gropat e pambushura, por edhe segmente të tëra të amortizuara, nuk kalojnë pa u vënë re nga syri i vizitorëve.

Fshati konsiderohet si një margaritar i vërtetë për atë çfarë natyra i fali, por edhe atë çfarë banorët kanë arritur të ruajnë, pasi ndryshe nga sa ndodh rëndom, këtu dora njerëzore nuk ka arritur të tjetërsojë asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat