Nis puna për restaurimin e Urës së Kollorcës në Gjirokastër

Shqipëria

Nis puna për restaurimin e Urës së Kollorcës në Gjirokastër

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 13:34
Gjirokastër

Monumentet e kulturës me vlerë historike dhe si atraksione shumë të kërkuara turistike, janë në vëmendje e specialistëve këtë sezon veror për t’i rikthyer ato në vende të denja për t’u vizituar.

Së fundmi ka nisur puna për restaurimin e Urës së Kollorcës.

Ura e Kollorcës, monument kulture i kategorisë së I-rë, ngrihet mbi lumin Drino, rreth 4 km në jug-lindje të Gjirokastrës. Ajo ka një gjatësi prej 103 m dhe përbëhet nga pesë harqe të mëdhenj.

Projekti i hartuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës parashikon ndërhyrje përforcuese dhe restauruese mbi urë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat