Përfundojnë punimet në rrugën “Lalëz-Bizë-Draç”, përfitojnë 5,000 banorë

Shqipëria

Përfundojnë punimet në rrugën “Lalëz-Bizë-Draç”, përfitojnë 5,000 banorë

Më: 6 gusht 2018 Në ora: 10:16
Lalëz-Bizë-Draç

Në rrugën “Lalez-Bize_Drac”, 6.8 kilometra, një investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e saj.

Rruga është pjesë e aksit rrugor rajonal që lidh zonën turistike të Kepit të Rodonit me pjesën tjetër të Njësisë Administrative Ishëm, pjesë e Bashkisë Durrës.

Janë rreth 5,000 banorë të kësaj Njësie Administrative, që përfitojnë drejtpërdrejt nga rikonstruksioni i këtij segmenti.

Rruga e re do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit dhe gjallërimin e ekonomisë lokale. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat