Trafik i frikshëm prej 10 km në “Levan- Fier”, pushuesit largohen nga plazhet e jugut

Shqipëria

Trafik i frikshëm prej 10 km në “Levan- Fier”, pushuesit largohen nga plazhet e jugut

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 23:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Aksi Levan- Fier është ngarkuar në mënyrë të ndjeshme këtë të dielë.

Autokolona kap një gjatësi të frikshme prej thuajse 10 kilometrash në automjete. Qindra pushues i janë drejtuar qyteteve ku banojnë pas fundjavës në plazhet e jugut, ç’ka ka bërë që trafiku të rëndohet së tepërmi.

Aksi në fjalë është një nga më të rënduarit edhe për shkak të mungesës së bypass-it të Fierit, që i detyron qytetarët të marrin të njëjtën rrugë për të dalë në Fier, e më tutje drejt kryeqytetit apo vendeve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat