Po peshkonte në Erzen, humb jetën peshkatari

Shqipëria

Po peshkonte në Erzen, humb jetën peshkatari

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Një person ka gjetur vdekjen, teksa ishte duke peshkuar në ujërat e lumit Erzen në Shijak.

Viktima dyshohet se ka qenë duke peshkuar me një kosh të lidhur me korrent e se rryma elektrike duket se ia ka marrë jetën.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po heton. Nuk dihet akoma identiteti i viktimës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat