“Po na sëmuren fëmijët në Elbasan, në ujin tonë të pijshëm gjen plumb e zhivë”

Shqipëria

“Po na sëmuren fëmijët në Elbasan, në ujin tonë të pijshëm gjen plumb e zhivë”

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 19:27
Elbasan

Denoncimi i një qytetari ka bërë që ish kryeministri Sali Berisha të postojë në rrjetin social shqetësimin e shqiptarit nga Elbasani, në përpjekje për të ngritur vëmendjen e instancave kompetente.

Berisha shkruan se në Elbasan po bëhen krime të mëdha mjedisore që rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve atje, e sidomos të fëmijëve.

Berisha poston denoncimin e qytetarit, i cili shkruan se në ujin e pijshëm ka prezencë të shtuar të plumbit apo zhivës për shkak të moskontrollimit serioz të derdhjeve që kryejnë kompanitë nëpër puse.

Për më teër lexoni postimin e bërë në rrjetin social nga ish kryeministri Berisha:

Krime te renda mjedisore, kercenime te rrezikshme per shendetin ne Elbasan!

Lexoni mesazhin shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje dr, sot po shkaterrohet gjithcka edhe gjeja me e shtrenjt per ne Shendeti .. po kantaminohen burimet kryesore te jetes ku kryesisht uji i pijeshem... un ju shkruaj nga elbasani.. rezarvat tona ujore po ndoten dita ditesh me shum.. faktore kryesore jane fabrikat fasone prane puseve tona qe derdhin drejt per drejt mbetjet e tyre ne lum prane puseve (si Rozafa ,Fenix dhe thertorja. Etj..) jemi i vetmi vend qe nuk i kemi parashikuar kto pasoja.... i vetmi vend qe derdhen vajrat e djera te makinave ne lum,tok,liqen etj..... mbingarkesa me kto mbetje industriale shtojn prezencen e metaleve kancerogjene ne ujin e pijeshem .. si plumbi zhiva kromi... etj.... qe po ndikojn kryesisht ne moshat e vogla (si semundjet e melingjitit autizmin dhe prapambetjeve mendore.)

Dhe nese kishit mundesi tju drejtoheshit organeve kompentente qe boll punesuat ne zyrat e higjenes njerez qe kan mbaruar per histori letersi dhe edukate ... elbasani po kap vendin e pare per kto semundje autizem(nga zhiva dhe plumbi ne uje pejishem) Veshkat dhe Temthi (nga metalet e renda) Semundjet bakteorologjike(nga dhehja e papergjegjshme klorit)”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat