Turisti polak shpëtohet në Sarandë, u plas me kokë në gurë pas zhytjes

Shqipëria

Turisti polak shpëtohet në Sarandë, u plas me kokë në gurë pas zhytjes

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 15:15
Ai u godit në kokë dhe humbi ndienjat.

Një turist polak është shpëtuar nga roja bregdetare në Sarandë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në plazhin Rinia të Sarandës, aty ku Kamil Thiotheli rreth 45-vjeç nga Polonia, u hodh me koke nga trampolina, por nuk shkoi ashtu siç duhej.

U desh ndërhyrja e rojes Moisi Cera për ta mbajtur në jetë.

Ai u godit në kokë dhe humbi ndienjat.

Pasi u transportua me urgjencë në spital turisti është jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat