136 mijë turistë më shumë se në tre mujorin e dytë të 2017 në muze dhe parqe arkeologjike

Shqipëria

136 mijë turistë më shumë se në tre mujorin e dytë të 2017 në muze dhe parqe arkeologjike

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 14:56
Turistët

Trashëgimia kulturore po kthehet në një nga pikat kyçe të ofertës turistike në vend.

Kjo vihet re në shumëfishimin e numrit të vizitorëve të huaj në kala, parqet arkeologjike dhe muzetë e vendit.

Gjatë tre mujorit të dytë të këtij viti, numri i vizitorëve drejt këtyre vendeve është rritur me 73% ose 136 mijë turistë më shumë se sa në tre mujorin e dytë të vitit të kaluar.

Numri i turistëve që kanë frekuentuar muzetë është rritur me 48 mijë, i atyre që kanë vizituar kalatë apo monumentet e tjera të kulturës është rritur me më shumë se 39 mijë, ndërsa i turistëve që kanë vizituar parqet arkeologjike është shtuar me 47 mijë. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat