Shkoi në Korçë për të marrë nuse, zbulohet shkaku i rrëzimit të helikopterit

Shqipëria

Shkoi në Korçë për të marrë nuse, zbulohet shkaku i rrëzimit të helikopterit

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 13:03
Ai ishte nisur për të marrë një nuse, ndërsa në bordin e tij ishte edhe dhëndri.

Paraditen e sotme një ngjarje e rëndë për pak sa nuk u kthye në një tragjedi.

Helikopteri i një firme private u rrëzua në hyrje të qytetit të Korçës duke u përplasur më pemët.

Ai ishte nisur për të marrë një nuse, ndërsa në bordin e tij ishte edhe dhëndri.

Policia e Korçës njofton se shkak i rrëzimit është bërë një manovrë e gabuar nga ana e pilotit.

“Më datë 05.08.2018, në afërsi të vendit të quajtur "Kryqëzimi i Ersekës", pranë Unazës në Korçë, si shkak i një manovrimi të gabuar në ulje, është rrëzuar në një shesh pushimi, helikopteri i një shoqërie private me pilot shtetasin Altin Lama dhe pasagjer shtetasin Gani.H

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale të helikopterit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat