Vasili: Problem nuk janë kufijtë, por ekonomia e dobët

Shqipëria

Vasili: Problem nuk janë kufijtë, por ekonomia e dobët

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 12:04
Petrit Vasili

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili reagon në lidhje me debatin e hapur përgjithësisht në Kosovë për një mundësi të ndryshimit të kufijve.

Sipas tij problemi më i madh në Shqipëri dhe Kosovë nuk janë kufijtë, por ekonomia.

Vasili shprehet se shqiptarët këndej dhe andej kufirit presin ekonomi shumë herë më të mirë dhe më të fortë.

Reagimi i Vasilit

Kufijte jane ne rregull ndersa ekonomia jo, ndersa “hallet” e vetes te mos i bejme te shqiptareve.

Kufijte jane ne rregull.

Luftera te medha kane percaktuar fituesit dhe humbesit, kane percaktuar dhe kufijte e fituar, kane percaktuar dhe shqiptaret si fitues.

Dhe fituesi duhet te sillet si fitues e kunderta eshte faj.

Ekonomia nuk eshte ne rregull as ne Shqiperi dhe as ne Kosove.

Eshte ne krize ekonomia.

Eshte i madh korrupsioni.

Pastrohen edhe para te pista shume bile.

Shqiptaret kendej dhe andej kufirit presin ekonomi shume here me te mire dhe me te forte.

Kush i le shqiptaret te varfer eshte armik i tyre.

Sa per kufijte ata mire jane,na duhet vetem qe t’i mbrojme si duhet. “Hallet” e vetes te mos i bejme halle te shqiptareve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat