Krijues nga Shqipëria vlerësojnë punën krijuese të mërgimtarëve shqiptarë nga Suedia

Shqipëria

Krijues nga Shqipëria vlerësojnë punën krijuese të mërgimtarëve shqiptarë nga Suedia

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 10:56
Pamje nga takimi

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, nga Suedia, përuroi numrin e 9-të të Thesarit Kombëtar të Mërgatës Shqiptare edhe në qytetin e Lezhës. Bashkia e Lezhës, kishte organizuar një ceremoni të veçantë për  këtë promovim dhe libri i nëntë i Thesarit u mirëprit nga shumë shkrimtarëve, krijues dhe intelektualë, të pranishëm.

Përgjegjësi për trashëgiminë kulturore në Bashkinë e Lezhës, Paulin Zefi ngriti lartë punën e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë, “Papa Klementi XI Albani”, duke vlerësuar se pasqyrimi i punës së mërgimtarëve në Suedi, por edhe krijuesve në shumë troje shqiptare, është shumë i rëndësishëm sidomos në mërgatë.

Ndërkaq, Hysen Ibrahimi, kryetar i SHSHASH “Papa Klementi XI Albani”, tha se Lezha ka bërë historinë me Kuvendin e saj të 1444, ku ishin mbledhur shumë burra për ta bërë bashkë kombin shqiptar dhe trojet e tij. Prijësi i tyre ishte heroi ynë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Shumë ngjarje janë zhvilluar më pas, duke pasur frymëzim atë Kuvend burrash dhe atë Besëlidhje. Ndërsa këtë vit, shumë krijues, intelektualë e politikanë, janë bërë bashkë për të shënuar 550 vjetorit të shkuarjës në përjetësi të Skënderbeut, tha Ibrahimi, duke shprehur mirënjohje për pritjen që i bënë zyrtarët e Lezhës, për të promovuar librin e 9-të të Thesarit Kombëtar të Mërgatës Shqiptare.

Në këtë ceremoni, fjalë rasti mbajtën edhe L.Prenga, M.Lacaj, Gj,Marku, edhe M. Deda. P. Baloi

Librat e Thesarit Kombëtar i vlerësuan lartë edhe krijuesit Kadri Tarelli dhe Kujtim Mateli, i cili ndër të tjera tha: “Po e përsëris, nuk njoh shoqatë të dytë në emigracion që të bëjë punë kaq të madhe, siç bën Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi Xi Albani” në Suedi. Kurse, Kujtim Mateli, ndër të tjera tha se shqiptarët në Suedi, me krijimtarinë e tyre janë bërë pjesë përbërëse e letërsisë shqipe. Ajo njihet në gjithë trojet shqiptare dhe po hyn si vlerë e  letërsise, pavarësisht se krijohet jashtë trojeve tona”, tha Mateli.

Ndërsa, Viron Kona, i cili është edhe anëtar i SHSHASH, tha se shqiptarët në Suedi, në veçanti ata të mbledhur në SHSHASH “Papa Klementi XI Albani”, bëjnë një punë të rëndësishme, duke pasqyruar ngjarje dhe histori të rëndësishme të popullit shqiptar dhe duke i botuar ato pastaj në librat e Thesarit Kombëtar të Mërgatës Shqiptare.

Deri tani SHSHASH “Papa Klementi XI Albani”, ka botuar 9 vëllime të librit “Thesar Kombëtar  Mërgatës Shqiptare” në Suedi. Numri i 9-të përmbanë gjithashtu histori e fakte nga shumë ngjarje të rëndësishme të kombit shqiptar, përmban opinione, vështrime, analiza, vlerësime,  përurime të librave, shkrime nga manifestime të ndryshme kulturore të shqiptarëve.

Në ceremoninë e promovimit në Lezhë, kryetari i SHSHASH, Hysen Ibrahimi, ndau disa mirënjohje për krijues shqiptarë. Kurse “Anëtar Nderi” i shoqatës, u shpallë, Nikollë Lleshi, president i Shoqatës Kombëtare për Miqësi dhe Bashkëpunim Shqipëri-Itali.

Me kërkesë te tyre u pranuan si anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani@, Suedi”: Prenk Baloi , Martin Dedaj dhe Gjon Marku.

Të gjithë ishin dakort që për shkrimet dhe botimt, të vazhdojnë koordinimet në interes të çështjës kombëtare.

E kryetari i Bashkisë së Lezhës, Frank Frrokaj, kishte organizuar një koktej rasti, për të nderuar mërgimtarët kosovarë, që punojnë dhe krijojnë në Suedi. Në fund të kësaj ceremonie, anëtarë të SHSHASH “Papa Klementi XI Albani”, vizituan edhe varrin e Skënderbeut në Lezhë, ku po kryhen punimet renovuese.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat