Turistët nga Kosova për herë të parë po prekin kupon tatimor në Shqipëri

Shqipëria

Turistët nga Kosova për herë të parë po prekin kupon tatimor në Shqipëri

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 08:48
Bregdeti

Si rrallë herë në Shqipëri po funksionin ligji në bizneset gjatë bregdetit dhe ata që e shkelin po e pësojnë. Por funksionimi i ligjit ka habitur turistët e Kosovës.

Turistët e Kosovës janë shprehur të habitur për albeu se për herë të parë në plazhet që ndodhen në Shqipëri po marrin kupon tatimor nga dyqanet. Madje ata i kanë pyetur pse po u japin kupon ndërsa pronarët me gjysëm zëri kanë thënë se po funksionon ligji dhe e japim nga frika e dënimit.

Por albeu mëson se disa nga bizneset e marketeve kanë zhvilluar një taktikë që t'i shpëtojnë kuponit tatimor pjesërisht. Frutat dhe perimet po i peshojnë veçmas dhe ua japin faturën të shkruar me dorë në letër. Më pas klienti shkon te arka kryesore dhe faturën të shkruar në letër nuk e regjistrojnë te kuponi tatimor por lekët në letër u mbajnë jashtligjshëm.

E megjithatë edhe këtë vit ka abuzime me çmimet nga bizneset kundër turistëve. Prandaj do të ishte mirë që të ngrihej një njësi e veçantë ku turistët mund të bënin ankesat ndaj personave që i mashtrojnë.

Gjithashtu ende ka biznese që po shkelin ligjin por që po dënohen.

Vetëm ditën e kaluar Strukturat e Zbatimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kanë vijuar kontrollet në subjekte që ushtrojnë aktivitet ekonomik në zonat turistike.

Sikurse njoftojnë Tatimet, referuar të dhënave që disponohen, nga kjo strukturë u morën masat, si më poshtë vijojnë: Për subjektin Eglantina Glacaj, me vendndodhje Vlorë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së; Florie Gllava, me vendndodhje Vlorë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së; Bego Çapaj, me vendndodhjeLlogara, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike; Haki Balla, me vendndodhje Durrës, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së; Xhemile Çala, me vendndodhje Durrës, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike; Arben Carka, me vendndodhje Tiranë, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike dhe për subjketin Donjet Mika, me vendndodhje Tiranë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së.

Strukturat tatimore në terren do të vijojnë të jenë prezente në çdo biznes, për të këshilluar dhe asistuar, me etikë dhe profesionalizëm, sipërmarrjet të korrigjojnë përgjegjësinë tatimore dhe pajtueshmërinë me ligjin, thuhet në njoftimin e djeshëm të administratës tatimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat