“Kam vrarë një njeri!” Shqiptari dorëzohet në polici pasi rrahu me grushte çiftin e moshuar

Shqipëria

“Kam vrarë një njeri!” Shqiptari dorëzohet në polici pasi rrahu me grushte çiftin e moshuar

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Pas një sherri me një çift të moshuarish 46 vjeçari shqiptar humb kontrollin dhe godet me grusht gruan e më pas shtyn përdhe të moshuarin.

Gruaja rrëzohet, ndërsa i moshuari bie nga shkallët e përplas kokën në dysheme. Burri në moshë të thyer, në atë moment humb ndjenjat dhe shqiptari kujton se e ka vrarë.

Me uljen e nervave dhe gjaknxehtësisë, Artur D. vendos të shkojë me këmbët e veta në komisariatin e policisë në Milano për t’u dorëzuar.

Shqiptari u paraqit në komisariat dhe u tha oficerëve të policisë se kishte vrarë një njeri. Policia e ka shoqëruar dhe më pas prangosur. Më tutje oficerët e policisë kanë shkuar në pallatin ku ndodhi sherri.

Media italiane shkruan se shqiptari 46 vjeçar kishte patur probleme me ligjin, pasi ishte dënuar më parë për dhunë ndaj ish bashkëshortes së tij. Këtë të shtunë pasdite, shqiptari kishte shkuar në shtëpinë e vjetër për të ndihmuar të birin, i cili kishte vendosur të dilte për të jetuar në një tjetër vend. Në momentet kur po kryente transportin e sendeve të shtëpisë, 46 vjeçari është përballur me fqinjët e vjetër, çiftin e italianëve të moshuar, me të cilët dikur kishte patur mosmarrëveshje e debate.

Me nisjen e sherrit i biri i shqiptarit kishte tentuar të ulte gjakrat, por nervat e të atit ja dolën mbi përpjekjet e tij.

Ndërkohë për të moshuarin 74 vjeçar situata nuk duket aspak e mirë sipas medias, pasi ai ndodhet në gjëndje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat