Deklarata e Thaçit për Berishën, reagon Shehu: Nuk ja vlen të merresh me të tilla shtrembërime

Shqipëria

Deklarata e Thaçit për Berishën, reagon Shehu: Nuk ja vlen të merresh me të tilla shtrembërime

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 20:45
Tritan Shehu

Pas deklaratës së bërë nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kundër ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ka patur reagime të shumta nga politikanë shqiptarë, të cilët i kanë kritikuar kreun e shtetit të Kosovës.

Me anë të një reagimi në Facebook, deputeti demokrat Tritan Shehu, ka deklaruar se nuk ja vlen të merresh me njerëz që deformojnë historinë, ndërsa ka vlerësuar kontributin e madh që ka dhënë ish-kryeministri Berisha për popullin e Kosoves.

Ja statusi:

Me shume habi degjova, pikerisht sapo bera nje postim per rolin e Berishes ne mbeshtetje te Kosoves, nje sere “akuzash” ndaj tij, diametralisht te kunderta me realitetin, rolin e kontributin e tij.

Si nje njeri qe ka bashkepunuar gjate me ate, qe kam pase nderin te jem dhe Minister i Jashtem kur ai ishte President, nuk mund te mos indinjohem thelle nga ato.

Nuk ja vlen te shkruash gjate per te rrezuar te tilla shtremberime, por nuk mund te rri pa theksuar ate qe eshte e verteta, rolin e pa zevendesueshem te Berishes jo vetem per demokratizimin e hapjen e Shqiperise, por dhe per kombin tone, perfshi e Kosoven e Rajonin.

Nje faktor thelbesor ne arritjet e pa imagjinueshme te shqiptareve ne keto 25 vite kane qene dhe zhvillimet demokratike ne Shqiperi, ecja e saj e shpejte drejt NATO e BE, racionaliteti e vizioni i politikave tona, roli thellesisht integrues e stabilizues per Rajonin qe ne luajtem prej Marsit 1992.

Dhe pa dyshim roli i Berishes si lideri i levizjes e proceseve tona demokratike, ishte paresor ne te gjitha keto procese.

Fatmiresisht edhe aktualisht mendimi e autoriteti i tij i pa diskutueshem vazhdon te jete nje mbeshtetje e ndihme e madhe ne kete drejtim, qe duhet degjuar e vleresuar me kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat