Në 24 orë kanë hyrë në Shqipëri 30 mijë shtetas nga Kosova

Shqipëria

Në 24 orë kanë hyrë në Shqipëri 30 mijë shtetas nga Kosova

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 15:58
Morinë

Ditët e para të muajit gusht kanë sjellë dyndje të shtetasve nga Kosova që vijnë në Shqipëri për të kaluar pushimet.

Sipas të dhënave zyrtare rreth 30 mijë shtetas nga Kosova dhe vendet e  rajonit kanë hyrë në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet pikës kufitare të Morinës, me afro 5300 automjete.

Për përballimin e fluksit të rritur në këtë periudhë, Pika e Kalimit Kufitar në Morinë ka mbajtur në punë 10 sportele , 7 në hyrje dhe 3 në dalje. 

Sipas burimeve, në pikun e lëvizjes, hapen edhe 2 sportele të tjera shtesë, duke e çuar në 12 numrin e atyre  që përpunojnë të dhënat e hyrje daljeve në këtë pikë

Pjesa më e madhe e shtetasve që hynë në tokën shqiptare kanë si destinacion breg-detin shqiptar për të kaluar pushimet, por ka edhe nga ata që përdorin Rrugën e Kombit si pikë tranziti.

Edhe në dalje numri i shtetasve është tepër i lartë sidomos gjatë orëve të mbrëmjes. 

Një pjesë e madhe e pushuesve nga Kosova zgjedhin të kalojnë pushime ditore në Shqipëri, por edhe kthimi i emigrantëve në Kosovë kanë ndikuar në rritjen e numrit të lëvizjes në Morinë. 

Në total gjatë 24 orëve kanë lënë Shqipërinë dhe janë futur në Kosovë 17 mijë shtetas, shumica emigrantë kosovarë që shkojnë për pushime në vendlindje, ndërsa numri i automjeteve është mbi 4 mijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat