Ujësjellësit në borxhe, nuk paguajnë dot faturat e OSHEE-së

Shqipëria

Ujësjellësit në borxhe, nuk paguajnë dot faturat e OSHEE-së

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 13:57
Ujësjellës

Bashkitë dhe ujësjellësat janë debitorët më të mëdhenj të OSHEE dhe përkeqësuesit e performancës së saj financiare. Qarku i Gjirokastrës ka një debi buxhetore të lartë të akumuluar përgjatë 15 viteve të fundit.

Ujësjellësi Gjirokastër kryeson listën e institucioneve debitore në këtë qark me 130 milion lekë, e ndjekur nga Tepelena me 74 milion, ndërsa ndërmarrjet e ujësjellës – kanalizimeve në Përmet dhe Këlcyrë nuk kanë paguar asnjë faturë të energjisë së konsumuar nga ndërmarrja e ujësjellës – kanalizimeve për vitin 2018, me një debi prej 40 milion lekësh.

“Debia më e madhe e krijuar në këtokomuna ishte debia nga ujësjellësat. E trajtuan energjinë sikur ishte një mall pa zot dhe kjo na krijoi një gropë të madhe financiare dhe një debi të prapambetur që do të marrë rrugën e zgjidhjes”, thotë Robert Lili.

Bashkia e Dropullit dhe e Libohovës kanë shifrat më të larta të borxhit të akumuluar ndaj OSHEE. Ujësjellësi i Libohovës rrezikon falimentimin për shkak të pamundësisë së shlyerjes së borxhit dhe mosfunksionimit të tij si ndërmarrje.

“Problematikë është vetëm bashkiae Dropullit, ujësjellësi i Libohovës ka një debi të madhe të akumuluar dhe në pamundësi pagese”, u shpreh Rezart Hoxha, drejtor i OSHEE-së , rrethi Gjirokastër.

Teksa borxhi i konsumatorëve familjarë ka ardhur në ulje, kategoritë e tjera të konsumatorëve, ku përfshihen dhe entet shtetërore kanë 85% të detyrimit total ndaj OSHEE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat