“Shuplakë” qeverisë shqiptare nga Standard & Poor's: Kujdes me PPP-të, mungojnë reformat

Shqipëria

“Shuplakë” qeverisë shqiptare nga Standard & Poor's: Kujdes me PPP-të, mungojnë reformat

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 13:34
Standard and Poor`s

Gjiganti i vlerësimit, Standard and Poor`s ka mbajtur të pandryshuar në B+ me perspektivë të qendrueshme notën e borxhit sovran të vendit tonë.

Agjencia sqaron në njoftimin  e posaçëm që shoqëron këtë vendim se, rritja ekonomike përgjatë tre viteve të ardhshme do të jetë mesatarisht në 4%, dhe do të nxitet kryesisht nga investimet dhe rritja e eksporteve, kryesisht shërbimeve.

Sa i përket vlerësimit të ekonomisë shqiptare, S&P, nënvizon faktin se, vendi vijon me konsolidimin fiskal, por se nga ana tjetër  ka ende sfida në këtë drejtim, që kanë të bëjnë edhe me projektet e partneritetit publik privat të qeverisë. 

Ky paralajmërim vjen vetëm pak ditë pas atij të departamentit amerikan të shtetit. 

Gjatë tre-katër viteve të ardhshme, rreziqet me të cilat mund të përballet vendi ynë vlerësohen minimale, raporton "scan".

Një periudhë më e fortë e stabilitetit ekonomik e shoqëruar me tërheqjen e më shumë investimeve të huaja si dhe luftën e suksesshme ndaj ekonomisë informale de të gjeneronin një përmirësim të notës së borxhit sovran të vendit, thotë më tej agjencia.

Madje, S&P, për të parën herë, nënvizon faktin se, edhe procesi i de-euroizimit mund të sjellë një përmirësim të notës, çka përkthehet në kosto më të ulta huamarrje për ekonominë tonë.

Nga krahu i kundërt, nota mund të ulet në rast se vihen re deficite fiskale apo edhe materializim i detyrimeve nga projektet PPP. 

S&P, vë theksin edhe  te mungesa e reformave nga ana e qeverisë pasi fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat