Tirana zyrtare ‘alarmohet’ për korrigjim kufijsh: Sjell luftë!

Shqipëria

Tirana zyrtare ‘alarmohet’ për korrigjim kufijsh: Sjell luftë!

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 20:42
Pamje nga Tirana

Deklaratat e presidentit të Kosovës për korrigjim kufijsh kanë provokuar reagim të fortë në Prishtine dhe Tirane.

“Nuk e prisja kurrë që ky lloj propozimi të vinte nga Kosova. Ky lloj korrigjimi i kufijve të çon vetëm te ndarja e Kosovës”, thotë Edit Harxhi, zëvendësministre e Jashtme.

“Serbia po përpiqet për një zgjidhje, të quajtur zgjidhja finale. Çdo gjë që është shqiptare të mbetet shqiptare dhe çdo gjë që është serbe të mbetet serbe. Kjo është një tezë që ka qarkulluar muajt e fundit dhe është një tezë shumë e rrezikshme, e cila synon të bëjë fakt të kryer marrjen e pjesës së veriut të Kosovës dhe mbi të gjitha krijimin e precedentit të ndryshimit të kufirit të Kosovës”, shprehet Arben Çejku, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë.

Efekti domino në Ballkan do të ishte i pashmangshëm edhe me pasojë luftën.

Edit Harxhi: Unë parashikoj që nëse zhvillohet ky plan, Ballkani do të kalojë një luftë shumë të fortë.

Edit Harxhi: Sepse që nesër mund të dalin shqiptarët e Maqedonisë dhe të kërkojnë bashkimin me Shqipërinë. Mund të kemi probleme të tjera me shqiptarët në Mal të Zi. Mund të ketë edhe grupe çame të mbetur veriun e Greqisë. Bullgarë të Maqedonisë që do të donin t’i bashkoheshin Bullgarisë. Kush mund të mohojë faktin që Republika Srbska mund të kërkonte t’i bashkohej Serbisë.

Qëndrimi i Hashim Thaçit i fortë që vjen pak javë pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel në praninë Federika Mogerinit.

“Ky është një plan i vjetër ruso-serb. Mendoj se disa burokrat në Bruksel, të cilët nuk kanë mbështetjen e vendeve kryesore të BE, duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën. Nuk ka në asnjë mënyrë mbështetje të SHBA, por po mundohen ta nxisin këtë si ide duke bërë edhe pak presion mbi liderët shqiptarë apo edhe mbi liderët e Serbisë, megjithëse Vuçiç nuk ka arsye pse të shqetësohet sepse nga një ide e tillë përfiton vetëm Serbia”, thotë Harxhi.

Me gjithë mjegullën e pranishme, ish-ambasadori shqiptar në Kosovë e Maqedoni lexon një ide kryesore.

“Krijojnë përshtypjen se Kosova dhe Serbia do të ulen, por duke i injoruar gati të gjitha përpjekjet paraprake dhe duke hapur një kapitull të ri bisedimesh”, shprehet Arben Çejku.

Por mund të jetë dhe testim i opinionin publik, më e pakta një lapsus tjetër për korrigjim nga hasim Thaçi.

“Me gjithë respektin kam vënë re se ka pasur lëkundshmëri dhe ka patur edhe korrigjime dhe nga ai vetë”, thotë ish-ambasadori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat