Maks Velo tregon si e njohu Fatos Lubonjën: E tërhiqnin zvarrë dhe ...

Shqipëria

Maks Velo tregon si e njohu Fatos Lubonjën: E tërhiqnin zvarrë dhe ...

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 23:17
Maks Velo e Fatos Lubonja

Protestat kundër shembjes së Teatrit nuk ndalen dhe të pranishmëve sot iu bashkuan Maks Velo e Fatos Lubonja.

Në sheshin përpara Teatrit Kombëtar sot u kujtua nëpërmjet një videoje ndërtimi i godinës në vitin 1945, që u përdor për gjyqin e parë komunist.

Analisti Fatos Lubonja, i cili ka bërë vetë burg politik, kujtoi atë kohë: “Erdha se kam bërë pjesë  i gjyqeve dhe burgjeve të tilla farse. Gjyqi im dhe i shokëve të mi, që në fillim ishin komunist dhe pastaj ishin kundërshtar të regjimit. Për ne u organizua një gjyq farsë, dhe u dënuan me vdekje, ndërsa unë u dënova vetëm më burg. Për shokët e mi dënimi ishte shumë i rëndë, ata u pushkatuan, eshtrat nuk u janë gjetur akoma.

Një fjalim mbajti edhe Maks Velo, i cili tregoi se si ishte njohur me Fatos Lubonjën. “Unë Fatosin nuk e njihja më parë, por u njoha në burg. Nuk arrita ta kuptoj se si ky njeri pati një fuqi të jashtëzakonshme. Çfarë bëri, tha unë nuk dal në punë, jam dënuar heqje lirie, jo punë të detyruar. E merrnin zvarrë, e çonin në galeri dhe ai nuk punonte. Pastaj e merrnin zvarrë dhe e çonin sërish në birruc dhe nuk u thye deri në fund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat