Vettingu/ Konfirmohet në detyrë prokurori Gentian Osmani

Shqipëria

Vettingu/ Konfirmohet në detyrë prokurori Gentian Osmani

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 12:26
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin ditën e sotme duke konfirmuar në detyrë Gentian Osmanin, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në seancën dëgjimore në KPK, ILDKPKI-ja kishte raportuar se Osmani kishte kryer deklarim të rregullt periodik dhe se nuk kishte fshehje të pasurisë.

Po ashtu, Drejtoria e Sigurimit të Informacioneve të Klasifikuara (DSIK), nëpërmjet raportit të saj, ka konfirmuar përshtatshmërinë e Gentian Osmanit për të vijuar detyrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat