Ministria e Financave i përgjigjet Metës: Nuk ka asnjë ndryshim në ligj

Shqipëria

Ministria e Financave i përgjigjet Metës: Nuk ka asnjë ndryshim në ligj

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 14:00
Arben Ahmetaj

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar pas kthimit në Kuvend nga Presidenti të ligjit për tatimin mbi lojërat e fatit.

Institucioni sqaron se ndryshimet e propozuara në ligj, për tatimin mbi lojërat e fatit, nuk sjellin asnjë ndryshim apo relaksim të tatimit për kategoritë e lojërave të fatit nga ligji i vitit 2015, përkundrazi, unifikojnë procedurën e tatimit, për të gjithë kategoritë e lojërave të fatit.

“Pra, nuk ka asgjë të re përsa i përket shkallës tatimore apo bazës së tatueshme lidhur me tatimin mbi lojërat e fatit, por qëllimi i ligjëvënësit i shprehur qartë në këtë parashikim ligjor është përcaktimi i një regjimi fiskal dhe rregullator të njëjtë, njësoj i aplikueshëm, për të gjitha kategoritë e lojërave të fatit. Presidenti, nëpërmjet mos dekretimit, ndoshta pa dashje, ka rrëzuar pikërisht parimin që synon të mbrojë, pra parimin e një sistemi të rreptë dhe njësoj i aplikueshëm për të gjithë. Nëse ndryshimet e kthyera nga Presidenti nuk do të hyjnë në fuqi, atëhere do të kemi një trajtim të diferencuar të një subjekti në treg, i cili do të vijojë të tatohet me shkallë tatimore 10%”, sqaron ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat