Aksi i “inauguruar” me dron nga Rama prishet brenda 2 muajve... misrat dalin në rrugë

Shqipëria

Aksi i “inauguruar” me dron nga Rama prishet brenda 2 muajve... misrat dalin në rrugë

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 21:04
Pamje nga video

Rruga u inaugurua në qershor madje dhe me një video të postuar nga kryeministri i vendit Edi Rama, por as dy muaj s’kanë kaluar dhe aksi në fshatin Tregan të Elbasanit ka pësuar dëmtime.

Asfalti është çarë në mes të rrugës, e për ironi të videos së “bukur” të postuar nga Rama më 20 qershor, në të çarën është mbjellë një fidan misri.

Denoncimin dhe fotot janë publikuar nga një qytetar i cili ka shkruar për JOQ këto fjalë:

Përshëndetje JOQ! Doja t’ju tregoja se në çfarë gjendjeje është tani rruga në fshatin Tregan të Elbasanit, e cila as tre muaj nuk i ka që është përuruar. Kur rruga përfundoi Rama erdhi dhe i boni video me dron, të cilën e ka postuar edhe në faqen e tij.”

POSTIMI I RAMES, qershor:

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat