Kujdes me ujin e pishinave, rriten rastet e infeksioneve

Shqipëria

Kujdes me ujin e pishinave, rriten rastet e infeksioneve

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 16:24
Pamje nga video

Ditët e nxehta të korrikut kanë shtuar edhe frekuetimin e pishinave nga ata të cilët ende nuk janë nisur ende me pushime.

Por mbipopulimi i tyre si dhe mos respektimi i higjienës brenda në pishinë, ka bërë që dhjetëra fëmijë të vegjël, të paraqiten tek mjeku dermatolog për shkak të infeksioneve bakteriale që kanë marrë nga uji i pishinës.

Sipas mjekes dermatologe, Erjona Shehu, i shpeshtë është shfaqja e mykut në këmbë tek fëmijët e vegjël.

Mjekët i bëjnë apel nënave që të bëjnë kujdes me higjienën e fëmijëve para se t’i fusin në pishinë, por edhe më pas. Ata këshillojnë që të mos përdoret i njëjti peshqir.

Pronarët e këtyre bizneseve tanimë janë ndërgjegjësuar për të filtruar dhe klorinuar ujin sipas parametrave të duhura, mbetet në ndërgjegjen e gjithsecilit të respektojë kushtet e higjienës personale, më parë se të futet në pishinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat