Rama: Vetingu si ilaç gjarpërinjsh

Shqipëria

Rama: Vetingu si ilaç gjarpërinjsh

Më: 29 korrik 2018 Në ora: 15:26
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës, duke i cilësuar akuzat e kësaj të fundit kundër procesit të Vetting-ut si ato të frontit të dikurshëm Demokratik të lagjes.

Reagimi i kreut të qeverisë ka ardhur në rrjetet sociale.

“Vetingu si ilaç gjarpërinjsh dhe opozita me libër shtëpie kundër Vetingut si Fronti i dikurshëm Demokratik i lagjes! Në vend të Letrave Anonime janë shpifjet dixhitale të Saliut. Në vend të Këndit të Fletërrufeve janë recituesit e Lulit. Në vend të kryetarit është vetë Luli,”, theksoi Kryeministri ne statusin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat