Në rrugën ku nuk është ndërhyrë asnjëherë

Shqipëria

Në rrugën ku nuk është ndërhyrë asnjëherë

Më: 24 korrik 2018 Në ora: 08:13
Pamje nga video

Pluhur në verë dhe përmbytje në dimër.

Kjo është rruga e fshatit Mylte në Bashkinë e Lezhës. Më shumë se 2 mijë banorë që jetojnë këtu kërkojnë një rrugë të kalueshme.

“Mundësia e tyre për të shkuar drejt bregdetit është pikërisht e kushtëzuar nga ky segment rrugor, që është i amortizuar dhe rikonstruksioni i së cilës është mëse i nevojshëm”.

Drejtuesit e mjeteve nuk kanë parë kurrë asfalt. Banorët thonë se duhet ndërhyrje emergjente.

“Ka amortizim makinash, çdo gjë. Sidomos dimrit bëhet mos të kalosh”.
“Kjo pjesë, nga safalti deri në bregdet është shumë e keqe”.
“Në dimër bëhen gropa që edhe makinat kanë vëshitrësi të kalojnë”.

ABC News u interesua në bashkinë Lezhë për këtë problem dhe nga ky institucion u premtua që shumë shpejt do të nisë një investim për shtrimin e rrugës. Segmenti që përshkon fshatin Myltë, krijon një lidhje më të shkurtër me plazhin e Talës. Ndërtimi i rrugës pritet të ndikojë edhe në zhvillimin e kësaj zone turistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat