Mbyllet seanca në Kuvend, shtyhet ligji për magjistratët

Shqipëria

Mbyllet seanca në Kuvend, shtyhet ligji për magjistratët

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 14:40
Gramoz Ruçi

Kuvendi ka mbyllur seancën e fundit këtë të hënë për këtë sesion parlamentar, ku në fund është shtyrë votimi për ligjin e magjistraturës.

Seanca e kësaj të hëne ka qenë e fundit për këtë sesion parlamentar, ku ka pasur edhe disa ligje të rëndësishme që kërkonin 84 vota për të kaluar, siç është edhe ai për ndryshimet në ligjin “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, që synon të zgjidhë ngërçin e krijuar me Shkollën e Magjistraturës.

Por për shkak të mos gjetjes së gjuhës së konsensusit mes opozitës dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi është detyruar që të njoftojë shtyrjen e votimit të kësaj çështje të rëndësishme për sesionin e ri parlamentar që nis në shtator.

Vendim, që erdhi pavarësisht kërkesës së kreut të Grupit Parlamentar që Kuvendi të vijojë e të punojë, duke anuluar edhe pushimet deri në kalimin e këtij ngërçi që sipas tij dëmton rëndë sistemin e drejtësisë në vend.

“Nga sot, deri sa të zgjidhet problemi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë të mos fillojë pushimet Kuvendi. Deri sa të bëhet funksionimi normal i sistemi të drejtësisë”, u shpreh Luan Rama, duke kërkuar ndërprerjen e seancës – “Nuk mund të vazhdojmë si në një situatë normale, nuk është problemi i regjistrimit të Magjistratëve, por funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, pa të cilën çdo Kuvendi dhe qeveria duhet të reshtë së ekzistuari”, u shpreh Luan Rama, nga foltorja e Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat