Nis Kuvendi, PD nuk ka hyrë në seancë, LSI merr fjalën

Shqipëria

Nis Kuvendi, PD nuk ka hyrë në seancë, LSI merr fjalën

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 10:27
Gramoz Ruçi

Ka nisur seanca parlamentare e njoftuar për sot sot në orën 10:00. Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi ka lexuar rendin e ditës dhe listën e deputetëve që kanë kërkuar fjalën për projektligjin e parë në shqyrtim, Projektligji “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë.

Deputetët e PD-së nuk kanë hyrë në seancë, ndërsa ata të LSI-së po. Deputeti Luan Rama ka marrë fjalën për diskutim.

Në pikën 6 të rendit të ditës është ligji i kundërshtuar më fort prej saj, ai i statusit të gjytarëve dhe prokurorëve që kërkon votim me 3/5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat