Aksi strategjik Delvinë-Kardhiq, nga 3D në kantier ndërtimi në shtator

Shqipëria

Aksi strategjik Delvinë-Kardhiq, nga 3D në kantier ndërtimi në shtator

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 09:36
Pamje nga video

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zgjedhur t’i urojë mirëmëngjesi të gjithë ndjekësve të tij në rrjetin social “Facebook” , përmes pamjeve nga aksi strategjik për turizmin, Delvinë-Kardhiq që do nisë punimet në muajin shtator.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë tjetër projekt madhor të Programit Kombëtar të Rrugëve për Shqipërinë që duam, për një aks strategjik për turizmin dhe ekonominë kombëtare, Delvinë-Kardhiq, premtuar njëzet vjet me radhë e inauguruar me daulle elektorale për t’u lënë rrugëve si të tëra rrugët e tjera që trashëguam, por që tanimë do të kthehet nga 3D në kantier ndërtimi në muajin shtator, ju uroj një jave të mbarë”, ka shkruar Rama.

Në shtator të këtij viti do të nisë puna për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Në buxhetin e vitit 2018 qeveria shqiptare ka parashikuar të financojë 10 segmente të rëndësishme rrugore. Mes tyre është edhe rruga Kardhiq-Delvinë.

Aksi Kardhiq–Delvinë ka një gjatësi rreth 34 km. Deri më tani janë përfunduar 7.6 km nga Ura e Kardhiqit në drejtim të Fushë-Bardhës dhe 9.7 km nga Delvina në drejtim të Vergos.

Kjo rrugë është cilësuar një nga akset më prioritare që shkurton me 3 orë, kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë, duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat