Kjo është vajza që u shpëtua nga mbytja nga i fejuari, Ervidi u bë hero për dashurinë

Shqipëria

Kjo është vajza që u shpëtua nga mbytja nga i fejuari, Ervidi u bë hero për dashurinë

Më: 23 korrik 2018 Në ora: 09:27
Lori Bardeli dhe Ervid Palaj

Një dëshmi e vërtetë e dashurisë pa kushte ishte ajo e sotmja e të riut Ervid Palaj ndaj të fejuarës së tij, e cila rrezikonte të mbytej.

Por fatkeqësisht përpjekja e djalit për të shpëtuar Lori Bardelin ka rezultuar fatale për jetën e tij. Pasi ai ka arritur të nxjerrë Lorin të gjallë nga dallgët e tërbuara të detit sot në Velipojë, ka dhënë frymën e tij të fundit në këtë gjest që e kemi hasur vetëm në librat dhe filmat e ndjenjave më të thella.

Fatmirësisht e reja Lori Bardeli është jashtë rrezikut për jetën. Pushofsh në paqe Ervid! 

Image
Lori Bardeli
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat