AKU i bllokon 180 kg djathë me niseshte vëllait të kryebashkiakut të PD-së

Shqipëria

AKU i bllokon 180 kg djathë me niseshte vëllait të kryebashkiakut të PD-së

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 22:16
Prova e djathit qe rezultoi me niseshte

Pasi u konstatua, djathi me niseshte, përmes tregtarit në Tiranë u identifikua furnizuesi, që sipas AKU ishte Alfred Hila në Shkodër, i cili rezulton se është vëllai i kryebashkiakut të Vaut të Dejës Zef Hila, i zgjedhur nga radhët e PD.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi sot se ka bllokuar në Tiranë 180 kg djathë, pasi rezultoi me niseshte. Pasi u konstatua, djathi me niseshte, përmes tregtarit në Tiranë u identifikua furnizuesi, që sipas AKU ishte Alfred Hila në Shkodër, i cili rezulton se është vëllai i kryebashkiakut të Vaut të Dejës Zef Hila, i zgjedhur nga radhët e PD. AKU deklaron se ndaj subjektit në fjalë ka marrë masë administrative, ndërsa djathi është bllokuar dhe rasti eshte kallezuar ne prokuroi.

Tolerancë zero ndaj çdo subjekti abuzues me sigurinë ushqimore. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvllimit Rural nëpërmjet Auteritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) ka forcuar dhe shtrënguar akoma më shumë masat dhe kontrollet, nëpërmjet monitorimeve dhe sinjalizimeve të vazhdueshme ndaj çdo subjekti tregtar, me qëllim sigurimin dhe garantimin e çdo produkti që tregtohet në vend. Kështu, gjatë një kontrolli, në tregun Agro-Ushqimor në Tiranë,  inspektorët e AKU-së kanë bllokuar 180 kg produkt djathi, i cili rezultoi që në përbërje të tij kishte niseshte.

Nga inspektimet e mëtejshme u konstatua që subjekti me Nipt L52026101D ishte furnizuar sipas një fature të thjeshtë tatimore Nr. 2 datë 15.7.2018, nga subjekti Alfred Hila në Shkodër me Nipt K46823021D. Nisur nga ky kontroll, DRAKU Shkodër nisi menjëherë inspektimin në subjektin e lartpërmendur, nga ku konstatoi që subjekti, me Nipt  K46823021D, kryente veprimtari në kundërshtim me ligjin, pasi nuk zotëronte asnjë dokumentacion shpjegues për gjurmueshmërinë e produkteve. Sipas ligjit në fuqi, çdo subjekt ka detyrim ligjor për të patur të dhëna të plota e dokumentuara për lëndën e parë të furnizuar dhe për çdo furnizim për të tretë, me produktin përfundimtar të kryer.

Menjëherë nga trupa e inspektorëve të AKU Shkodër u mor masë administrative ndaj këtij subjekti si dhe u vendos masa e bllokimit të produktit djathë të falsifikuar, i cili sipas proçedurës do të asgjesohet. AKU gjykon që është e dukshme kryerja e vepres penale të mashtrimit, parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal, dhe këtë rast do e depozitojë me shkresë në Prokurori, në kuadër të bashkëpunimit operacional. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, garanton të gjithë konsumatorët që do të vazhdojë të jetë viligjente, duke forcuar dhe vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat dhe instrumentët e duhura institucionale, me qëllim garantimin dhe fuqizmin e sistemit të gjurmueshmërisë dhe sigurisë ushqimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat