Ministri gjerman viziton Shqipërinë: Politika mos ta pengojë integrimin

Shqipëria

Ministri gjerman viziton Shqipërinë: Politika mos ta pengojë integrimin

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 20:00
Ministri gjerman Michael Roth dhe Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm gjerman ka kërkuar nga politikanët shqiptarë që të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të mos pengojnë integrimin e vendit.

“I bindur që Shqipëria do të vijojë rrugën e reformave. Të krijohet një sistem ligjor solid e drejtësi e pavarur”, ka deklaruar Michael Roth.

Ministri gjerman u ndal më specifikisht tek Vettingu në Shqipëri, për të cilin vlerësoi se është një proces që asnjë vend tjetër i rajonit se ka kaluar.

Për ministri Roth e rëndësishme është edhe ndërgjegjësimi i aktorëve politikë në Shqipëri për këtë proces.

“Me vettingun Shqipëria po bën një rrugë, që nuk ka të dytë në rajon. Vettingu është një proces i vështirë, duhet të ketë një ndërgjegjësim të madh nga opozita dhe qeveria”, tha Roth, i cili u tregua jo pak kritik kur theksoi se politikanët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre, e të mos pengojnë integrimin.

Ministri i jashtëm, Ditmir Bushati në konferencën e përbashkët me homologun gjerman Michael Roth, deklaroi se Shqipëria po vijnë të hedhë hapa të sigurt drejt integrimit të BE.

“Sa më tepër hapa që hedhim drejt BE, aq më i sigurt bëhet procesi. Në planin e brendshëm duhet të avancojmë me reformat”, tha Bushati.

Ndërkohë që në fjalën e tij, ministri gjerman shprehu bindjen se Shqipëria do të vijojë rrugën e reformave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat