Presidentja kroate me gusto, ja garderoba e zgjedhur për në Shqipëri

Shqipëria

Presidentja kroate me gusto, ja garderoba e zgjedhur për në Shqipëri

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 18:33
Kolinda Kitaroviç

Pas marrjes së titullit  si qytetare nderi nga Këshilli Bashkiak i Beratit, presidentja kroate Kolinda Kitaroviç është pritur edhe në bashkinë e Tiranës, ku kryebashkiaku Erion Veliaj i ka dhënë “Çelësin e qytetit”.

Veliaj vlerësoi rolin që Kroacia ka luajtur dhe po luan për një politikë me dyer të hapura për rajonin e Ballkanit, si zëdhënëse e përparimit tonë drejt BE-së. Ndërsa presidentja kroate u shpreh e surprizuar nga ndryshimet që ka pësuar Tirana, si dhe u shpreh pozitivisht për mundësitë e bashkëpunimit.

Më pas, si shumë personalitete që vizitojnë Tiranën, presidentja Kitaroviç dhe kryebashkiaku Veliaj në mënyrë simbolike të miqësisë, mbollën edhe një pemë në lulishten “Europa”, pranë sheshit “Skënderbej”.

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Kitaroviç tregon se është një grua me shije, pasi i ka dhënë një rëndësi të veçantë pamjes së jashtme dhe veshjes së saj. Në takimin me kryetarin e bashkisë ajo ndërroi dy herë veshjen. Në godinën e bashkisë u paraqit me kostum, ndërsa në dalje kur edhe do të mbillte një pemë, ajo kishte veshje tjetër.

Kishte ndryshuar jo vetëm bluzën, por edhe këpucët. Ndryshimi i veshjes së saj ra në sy edhe në takimet që pati ditën e djeshme. Pasi ndryshe ishte veshja me presidentin Meta dhe ndryshe ishte në Parlament, ndërsa në takimin në qytetin e Durrësit kishte veshje më sportive.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat