'Reforma në Drejtësi dështoi'/LSI ndaj Lu dhe Vlahutin: Heshtni, mos flisni as kroatisht apo shqipe të çalë

Shqipëria

'Reforma në Drejtësi dështoi'/LSI ndaj Lu dhe Vlahutin: Heshtni, mos flisni as kroatisht apo shqipe të çalë

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 15:47
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

Me anë të një statusi në Facebook, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, është shprehur se reforma në drejtësi është kthyer në një zhgënjim për shqiptarët. 

Kreu i Grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili thotë se reforma në drejtësi nga shpresë për shqiptarët u kthye në zhgënjim. 

Me anë të një statusi në Facebook Vasili shprehet se ambasadorët u bënë palë me qeverinë dhe heshtën kur rilindja përbuzi sipast tij ONM për anëtarët e KLGJ dhe KLP. 

Ndërkombëtarët heshtën, kur rilindja përbuzi ONM për anëtarët e KLGJ dhe KLP dhe reforma u kthye nga shpresë në zhgënjim. Rilindja përbuzi dhe hodhi poshtë muaj më parë sugjerimet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të reformës në drejtësi. Ambasadorët e BE dhe SHBA në Tiranë deklaruan me zë shumë të lartë se ONM do të ishte garancia e integritetit të reformës, pasi ajo ishte përbërë nga juristë me integritet shumë të lartë nga SHBA dhe BE. Rilindja duke përbuzur ONM rrënoi pra reformën dhe integritetin e saj. Asnjë nga ambasadorët nuk foli asnjë fjalë përpara këtij atentati juridik e moral, që po i bëhej reformës. Pra reforma u fut në qorrsokak dhe atë tanimë nuk e beson më kërkush, ajo thjesht ndërroi pronarin duke kthyer drejtësinë në pronë të rilindjes. Heshtja e dënueshme e djeshme u ka humbur të huajve sot mundësinë që ata të flasin, të preokupohen dhe të sugjerojnë. Ambasadorët u trembën që t'i tregojnë vendin dhe ti drejtojnë gishtin rilindjes si fajtorja dhe shkaktarja e vetme, që reforma në drejtësi nga shpresë u kthye në zhgënjim. Të huajt e humbën pra momentin dhe ç’vleresimi i tyre është zgjedhja e tyre për të qënë njësh me qeverinë për kapjen e reformës në drejtësi. Tani gjëja e vetme që u ka mbetur është që të heshtin pasi  çdo sugjerim në anglisht, kroatisht apo shqipe e çalë vetëm pengon zgjidhjen dhe shuan shpresën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat