"Safet Rustemi i mbrojtur nga Rama, lëviz me makina të blinduara dhe armë në Shkodër"

Shqipëria

"Safet Rustemi i mbrojtur nga Rama, lëviz me makina të blinduara dhe armë në Shkodër"

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 20:31
Safet Rustemi

Safet Rustemi është një nga shqiptarët më të lakuar të momentit në Belgjikë, i akuzuar për trafik droge, tentativë vrasje si dhe vjedhje me dhunë.

Emri i tij është i lidhur me vepra kriminale dhe tashmë gjendet i strehuar në Velipojë.

Media belge “Le derniere heure” në një artikull të datës 18 korrik, shkruan se krimineli më i kërkuar në Belgjikë, Safet Rustemi, fshihet në Velipojë dhe është pjesë e një prej 5 famijeve kriminale që operojnë në këtë zonë turistike.

Menjëherë pas këtyre publikimeve ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar  në profilin e tij në Facebook një denoncim të një polici i cili tregon se krimineli është i mbrojtur nga vetë kryeministri Rama. 

Në denoncilnin e tij thuhet se i kërkuari lëviz lirshëm në Shkodër me automjete të blinduara si dhe i armatosur. Ai kontakton cdo ditë me policinë por askush nuk mund ta ndalojë pasi është i mbrojtur direkt nga qeveria.

Sipas gazetës belge, ishte vrasja makabre që ndodhi të dielën e shkuar e çiftit Burhan Berçana dhe shoqja e tij, ajo që nxorri në dritë Rustemin. Rustemi është parë në tarracën e një klubi gjatë ditës kur Shkodra ishte ende nën tronditjen e vrasjes së dyfishtë.

Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb

“Pershendetje doktor jam polic ne komisariatin e shk.Te lutem shum mos e publikoni emrin ose adresen time edhe pse ekam jo me emer tim.ato jan aq te fuqishim saqe mund ta gjen SAFET RRUSTEMI OSE SIQ eka nete vertet SAFET BAJRI esht gjdo dit ne shkoder sidomos ne rrethinaat e shkoders dobrac.ai takon çdo dite me policine por ajo vetem e nderon dhe nuk guxon ta prek masi ate e mbron shteti,vet Edi Rama qe ka familjen e Bajrve baze kryesore ne Shkoder e mbrone gjdo deputet i partis socjaliste, safet bajri esht gjdo dit ne shk ose ne velipoj perdor makina te blindura ecen me 2 pistoleta 17she e tj e tj ju lutem por ju lutem mos e shkruani emirin tim persa i perket vrasjes se qiftit safeti. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat