Ministrja Nikolla e zbulon: Momentet që më bëjnë të ndjehem kokëulur në këto 5 vite punë

Shqipëria

Ministrja Nikolla e zbulon: Momentet që më bëjnë të ndjehem kokëulur në këto 5 vite punë

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 18:29
Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ditën e sotme foli për ndryshimet ligjore që do të bëhen në arsim dhe pritet të votohen të hënën në seancën plenare.

Nikolla tregoi se si nisma “Mësues për Shqipërinë” do të kthehet në ligj dhe çfarë synohet të arrihet me atë.

Gjithashtu ministrja tha se cilat ishin momentet që e bëjnë të ndjehet kokëulur përgjatë punës së saj në këto 5 vite.  “Do ketë meritokraci për mësuesit. Ka plot dëshmitarë që janë punësuar falë kësaj nisme. Me reformat e ndërmarra kemi mbetur pas në dy momente kryesore për të sjellë cilësi. Deklaroj që ka dy momete që ndjehem kokëulur, që lidhen me cilësinë e mësuesit. Se nëse ka mësues të dobët në një shkollë me infrastrukturë të riparuar, nuk kthehet investimi.

Portali “Mësues për shqipërinë”, ka shërbyer si diga e parë për të nxjerrë më të mirën në gjithë këtë shumicë mësuesish.  Janë mësues shumë të mirë ata që vijnë nga portali.

Ende kemi shumë për të bërë në drejtimin e shkollës. Unë jam në mandatin e dytë dhe ende nuk kemi shkuar aty ku meritojnë fëmijët e shqiptarëve përsa i përket mësimdhënies.

Mungon një instrument i plotë që të thuash Po, ky është drejtori që do të sjellë një frymë të re për shkollën” tha Nikolla.
Mendoni se kështu do shmanget influenca e politikës me shkollat?

“Ne marrim modelet europiane dhe amerikane për të certifikuar këdo që kërkon të bëhet drejtues shkolle. Sepse drejtori nuk duhet të jetë vetëm mësuesi më i mirë, por edhe të ketë cilësi të tjera si menaxhues i mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat