Kallëzim në Prokurori për 11 ish-zyrtarë!

Shqipëria

Kallëzim në Prokurori për 11 ish-zyrtarë!

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 16:02
Ilustrim

Janë kallëzuar në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i shtetit 11 zyrtarë përkatësisht nga komunat Blinisht, Ungrej dhe Zejmen në Lezhë me motivacionin e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe përdorim të fondeve pa dokumentacion mbështetës.

Ky auditim i përket periudhës nga 1 Janari 2013 deri në 31 dhjetor 2015.  Sipas KLSH janë konstatuar veprime të cilat  kanë çuar në përdorim me efekt negativ me dëm ekonomik të fondeve publike në Buxhetin e Shtetit.

Gjithashtu mësohet se dëmi ekonomik i arritur shkon deri në 24.3 milionë lekë.  Dy nga veprat ku janë konstatuar shkelje janë rikonstruksion i rrugës së shkollës në Kallmet dhe ndërtimi i një ure në  Ungrej.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat