Abuzimi me rimbursimin e barnave, Fondi i përgjigjet KLSH për “faturën 2 miliardë lekë”

Shqipëria

Abuzimi me rimbursimin e barnave, Fondi i përgjigjet KLSH për “faturën 2 miliardë lekë”

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 15:25
Ilustrim

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i është kundërpërgjigjur Kontrolit të Lartë të Shtetit i cili para pak ditesh deklaroi se FSDKSH ka alokuar në mënyrë të paligjshme një fond shtesë prej 2 miliardë leke të reja për rimburismin e barnave në muajin qershor të vitit 2017, pasi kishte planifikuar rritje të numrit të pacientëve me sëmundje kronike.

Gjatë një auditit të KLSH rezultoi se jo vetëm nuk kishte pasur shtim të këtyre pacientëve por përkundrazi numri i tyre ishte ulur krahasuar me vitin 2016 me 720 pacientë.

Por sipas Fondit në vitin 2017 janë paguar 200 milion leke nga barnat që ishin rimbursuar për hepatitin C gjatë vitit 2016. Nga ana tjetër, sipas Fondit, në mars të vitit 2017 kanë përfituar barna me rimbursim edhe personat që nuk janë të siguruar, vlerë kjo rreth 1.7 miliardë lekë.

Po kështu ka pacientë që kalojnë nga një terapi në një tjetër më të shtrenjtë dhe për vitin 2017 kanë qenë gati 55 mijë e 649 pacientë. Por ekspertët e auditit pranë KLSH thonë se ndryshimi i terapisë është fenomen i përvitshëm dhe nëse barnat e reja të listës së vitit 2016 dhanë efekte më shumë, pse këto efekte filluan pikërisht në qershor për Fondin dhe jo më parë? Ky vendim i KLSH ka shkuar në Prokurori tanimë. Por edhe në deklaratën e FSDKSH thuhet se po shqyrtohen gjetjet dhe rekomandimet e KLSH me qëllim që të përmirësohet skema e rimbursimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat