ONM kundër kreut të Kushtetueses: Nuk siguroi dëshmi kundër hetimit nga vettingu

Shqipëria

ONM kundër kreut të Kushtetueses: Nuk siguroi dëshmi kundër hetimit nga vettingu

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 15:03
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese

Zyra e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nëpërmjet vëzhguesit përgjegjës të ONM ka kërkuar nga komisioneri publik të shohë mundësinë e apelimit. Po a është kjo një e drejtë e veçantë e vëzhguesve ndërkombëtarë? Përfaqësuesit e ONM dhanë këtë shpjegim për bazën ligjore të kërkesës së tyre.

“Vëzhguesi Ndërkombëtar, mund të nxisë Komisionerin Publik për mundësinë e paraqitjes së një apelimi. Kjo e drejtë e vëzhguesit ndërkombëtar, parashikohet në Nenin 65, paragrafi 2 i Ligjit të Vetingut. Tani është në dorën e Komisionerit Publik të shqyrtojë dosjen dhe të vendosin nëse do të apelojnë përpara Dhomës së Apelimit. Duhet të theksohet se sipas Nenit 63 të Ligjit të Vetingut, Komisioneri Publik, kanë pavarësinë të apelojnë një çështje, pa rekomandimin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë, si rrjedhojë e faktit që Komisionerët Publike, veprojnë në interes të popullit shqiptar. Sidoqoftë, ankimimi duhet të parashtrohet brenda 15 diteve nga data e njoftimit të vendimit me shkrim, siç parashikohet në nenin 63 paragrafi 1të Ligjit të Vetingut, me shumë gjasa, nga fundi i Korrikut 2018”.

Çfarë pret ONM nga ky apelim?

“Nëse Komisioneri Publik, përtej rekomandimeve të vëzhguesit ndërkombëtar, bën apelim, atëherë është në dorën e Dhomës së Apelimit që të vendosë nëse do të ushtrojë të drejtën kushtetuese që ta shqyrtojë atë apelim. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, nuk mund të paragjykojë se çfarë do të bëjë në të ardhmen Dhoma e Apelimit dhe beson se, nëse Dhoma e pranon apelimin, do të bëjë një rishikim të thelluar”.

Përse vëzhguesit ndërkombëtarë rekomanduan paraqitjen e një apelimi?

“Sepse vëzhguesit e ONM janë të mendimit se i vlerësuari (kryetari i Gjykatës Kushtetuese), nuk ka qenë në gjendje të sigurojë dëshmi apo argumente të mjaftueshme, që të kundërshtojë përfundimet e hetimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat