Negociatat Athinë- Tiranë, Kotzias ka një porosi për opozitën në të dy vendet

Shqipëria

Negociatat Athinë- Tiranë, Kotzias ka një porosi për opozitën në të dy vendet

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 14:20
Nikos Kotzias

Ministri i Jashtëm Grek Nikos Kotzias konfirmon se negociatat për marrëveshjen e detit me Shqipërinë vijojnë ende. Por shefi i diplomacisë ne vendin fqinj shpreh shqetësimin se opozitat ne te dyja vendet qe pengojnë procesin.

“Duhet të ketë më shumë pjekuri në drejtim të zgjidhjeve për çështjet që kemi. Opozita, në të dy anët e kufirit, po përpiqet të punojë negativisht, duke riprodhuar stereotipa dhe paragjykime negative mes popujve. Besoj se populli ynë po mësohet dalëngadalë të mbështesë zgjidhjet dhe jo problemet. Ne duam miqësi ndërmjet popujve dhe një politikë bashkëjetese paqësore ndërmjet shoqërive tona. Personalisht gjithmonë mburrem me studentët e mi shqiptarë në Universitetin e Pireut që tashmë janë bërë pedagogë në vendin e tyre”, u shpreh Kotzias.

Ministri i jashtëm grek ka vënë në dukje se problemet më Shqipërinë datojnë që prej 90 vjetësh, dhe shkaku sipas tij që këto probleme kanë mbetur të pazgjidhura është se u shfaqën pas përfundimit të luftës së ftohët dhe se qeveritë e mëparshme nuk treguan vullnetin e duhur.

I pyetur se cilat do të ishin përfitimet strategjike ekonomike dhe politike për Greqinë nga miqësia me fqinjët Kotzias shprehet:
 
“Zhvillimi social dhe ekonomik i vendit lehtësohet dhe rritet nga zhvillimi i rajonit. Përveç kësaj, së bashku me tre fqinjët tanë veriorë, ne kemi filluar të zhvillojmë një politikë bashkëpunimi dhe veprime të përbashkëta që shpresojmë të jenë baza për bashkëpunimin tonë të ardhshëm brenda BE-së. Pra, politika jonë është një strategji politike dhe ekonomike, shoqërore dhe kulturore e zhvillimit tonë dhe  bazuar në parime te bashkëjetesës paqësore larg fanatizmit të të gjitha llojeve për të mirën e shteteve dhe popujve tanë”, tha ai, citon Vizion+
 
Megjithatë Kotzias nuk ka dhënë detaje se kur mund te mbyllet përfundimisht marrëveshja mes Athinës dhe Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat