Dhuna ndaj avokatit Ilia, flet i ati i autorit: Djali u nxit nga prokurori. Të arrestohen të dy

Shqipëria

Dhuna ndaj avokatit Ilia, flet i ati i autorit: Djali u nxit nga prokurori. Të arrestohen të dy

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 13:15
Ilia Ilia

Kadri Voga, banor i Fushë Krujës, dënon aktin e kryer nga djali i tij mond voga i cili me persona të tjerë dhunoi tri ditë më parë avokatin Ilia Ilia para gjykatës së Durrësit.

 "Jam shokuar si familje. Jemi tronditur. Ngjarja është e pazakontë. Janë veprime rrugaçërie. I kërkoj falje avokatit Ilia Ilia, i cili është i pafajshëm komplet"

Duke i kërkuar falje avokatit për veprimin e të birit, Kadri Voga thotë se djali i tij është nxitur nga prokurori Arjan Ndoj.

 "Prokurori që fshihet pas kësaj ngjarje është prokurori Arjan Ndoji me të cilin kam 10 vite që jam në konflikt me të, për vjedhje pasurie. Eshtë ky që e ka shtyrë cunin tim që unë e kam nxjerrë nga shtëpia ka 10 vjet"

Babai i autorit të incidentit para Gjykatës së Durrësit kërkon që ngjarja të zbardhet dhe djali i tij të dënohet bashkë me autorët e tjerë

"I kërkoj drejtësisë të zbardhet sa më shpejt ngjarja dhe autori të marrë dënimin e merituar. Mond Goga me Arjan Ndojin së bashku me atë tjetrin që nuk ka dalë në pah të shkojnë para organeve të drejtësisë" 

Të premten policia identifikoi 42 vjeçarin nga Kruja ai njërin prej autorëve të dhunës ndaj avokatit Ilia Ilia të ndodhur para gjykatës së Durrësit tri ditë më parë.

Mbrojtësi ligjor pretendoi se dhuna ndaj tij ka ndodhur menjëherë pas një përplasje që ai ka pasur me prokurorin Arjan Ndoja gjatë një seancë gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat