U vihet shiriti 11 hoteleve në jug

Shqipëria

U vihet shiriti 11 hoteleve në jug

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 12:03
Hotel

Nëntë hotele kanë vijuar aktivitetin në zonat bregdetare të jugut pa u regjistruar në organet tatimore.

Ky është rezultati i kontrollit të detajuar dhe verifikimeve që Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Jugor ka bërë në Sarandë, Ksamil, Himarë, Dhërmi etj.

Në një njoftim për shtyp të kësaj Drejtorie mësohet se 4 prej këtyre hoteleve janë në Ksamil, tre hotele janë në Himarë, një tjetër në Potam dhe një tjetër në Sarandë.

Këtyre hoteleve u është bllokuar aktiviteti deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.

Po kështu dy hotele në Ksamil u është bllokuar ushtrimi i aktivitetit për 30 ditë kalendarike për shkak të moslëshimit të kuponit tatimor për herë të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat