Masakër në pyjet e Malësisë së Madhe, priten 1 hektarë pemë

Shqipëria

Masakër në pyjet e Malësisë së Madhe, priten 1 hektarë pemë

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 20:30
Ilustrim

Një masakër e proporcioneve të mëdha është kryer në pyjet e Grumirës në Malësinë e Madhe.

Policia e Shkodrës ka raportuar se persona ende të paidentifikuar kanë prerë një sipërfaqe prej rreth 1 hektarësh pemë, një shifër kjo me të vërtetë alarmante.

Në njoftimin e policisë thuhet se është sekuestruar një motosharrë dhe disa lëndë drusore, por çuditërisht autorët që kanë kryer këtë shkelje ligjore nuk dihen (?!).

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

Më datë 19.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, dhe punohet për identifikimin e autorëve, pasi dyshohet se në vendin e quajtur Qafë Mollë, Njësia Gruemirë, Bashkia Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Inspektorët e Institutit Shtetëror të Mbrojtjes së Pyjeve në Tiranë, është konstatuar prerje e paligjshme e pyjeve, në një sipërfaqe prej 1 hektarë.

Në cilësinë e provës materiale u bllokua lënda drusore, një motorrstege e markës STIHL e disa materiale të tjera. Neni 205 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat