“Sa kishte lindur, e kthyen se s’punonte ashensori” Tmerri i realitetit VS “karamelet” e Ramës

Shqipëria

“Sa kishte lindur, e kthyen se s’punonte ashensori” Tmerri i realitetit VS “karamelet” e Ramës

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 18:59
Pamje nga video

Këtë të premte kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar një video që në të paktën mund të quhet “pompoze”... një ‘muzikë varri’ që shoqërohet me disa pamje të shëmtuara të spitaleve shqiptare e më tutje një muzikë e çelët ku papritmas dalin me figurë e tekst të gjitha arritjet e qeverisë dhe investimet në sektor.

Por në fakt e vërteta është krejt ndryshe, pasi po sot, kanë qenë qytetarët ata që kanë postuar video të realitetit dhe jo video të montuara në studion e montazht në kryeministri.

Në maternitetin e “ri” Koço Gliozheni në Tiranë, prej kohësh tashmë ashensori nuk punon ose në rastin me të mirë mund të punojë në “kokë të vet”. Video është postuar nga JOQ dhe tregon një grua e cila sapo ka lindur. Dera e ashensorit hapet dhe mbyllet vetë dhe që ta vësh në punë dikush duhet ta thërrasë në katin ku ti dëshiron të shkosh.

Ja çfarë shkruan qytetari:

“Jam shokuar sot te materniteti i ri. Ashensorët në gjendje të mjeruar, pacientët hynin në ashensor, ndërkohë një familjar duhet të vraponte shkallëve dhe t’i jepte komandën në katet lart. Zonja në karrocë sapo kishte lindur, priti sa priti dhe e kthyen mbrapsht se nuk ngjitej dot me ashensor.”

Të krahasosh videon e mësipërme më videon e mëposhte që ka postuar kryeministri, duket sikur kemi të bëjmë me dy vende të ndryshme. Pyetja që shtrohet është e thjeshtë... kreu i qeverisë sheh kudo “lule” apo gënjen shqiptarët me video montazhe?
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat