Ku shkojnë mineralet shqiptare

Shqipëria

Ku shkojnë mineralet shqiptare

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 18:58
Ilustrim

Gjatë vitit 2018 eksportet drejt Spanjës nga Shqipëria kanë pësuar një dyfishim të vlerave për gjashtëmujorin e parë.

Po ta krahasojmë me periudhën Janar-Qershor të vitit të kaluar duket qartë se ka një rritje të ndjeshme nga 6.5 miliardë lekë në 12.6 miliardë lekë.

Bazuar tek të dhënat e INSTAT vihet re se Spanja është vendi qe në 2018 ka importuar më së  shumti minerale dhe lëndë djegëse me vlerë prej 10.4 miliardë lekë. Kjo përbën 1/3 e të gjithë eksporteve shqiptare në këtë grupim mallrash, çka e bën Spanjën destinacionin e shitjes më të rëndësishëm për këtë industri në vend.

Eksportet drejt Spanjës ndiqen në vlera të larta nga produktet e tekstileve dhe këpucëve që kanë sjellë mbi 1 miliard lekë. Eksportet përfshijnë edhe produkte ushqimore, pije dhe duhan, por ato zënë një vend jo shumë të madh krahasuar me eksportet totale, me një vlerë prej vetëm 557 milion lekësh për gjysmën e këtij viti.

Të dhënat e shkëmbimeve mes dy shteteve, flasin në favor të Shqipërisë, e cila regjistroi një suficit tregtar prej 6.1 miliard lekësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat