E papritur! Ndërkombëtarët kërkojnë “kokën” e kryetarit të gjykatës Kushtetuese shqiptare

Shqipëria

E papritur! Ndërkombëtarët kërkojnë “kokën” e kryetarit të gjykatës Kushtetuese shqiptare

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 17:22
Bashkim Dedja

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, organ krejtësisht i huaj që punon fare pranë me organet e Vetting-ut shqiptar, ka kërkuar këtë të premte rihapjen e gjykimit për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Përmes një njoftimi, ONM ka kërkuar nga Komisioneri Publik që të ankimojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e marrë nga organi i vettingut, komisioni i pavarur i kualifikimit.

Ende nuk dihet arsyeja se përse ONM ka bërë këtë ankimim, i cili është dhe zyrtarisht ankimimi i parë që ndërkombëtarët bëjnë për një gjyqtar që ka kaluar me sukses procesin e vettingut.

NJOFTIMI:

Në datë 13.07.2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ka njoftuar Komisionerëve Publikë vendimin nr.24, 13.06.2018 në lidhje me konfirmimin në detyrë të z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Në të njëjtën datë, 13.07.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Afati i fundit për të paraqitur ankim nga Komisionerët Publikë është data 28.07.2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat